GRANDEMALL

Mbahet debati për projekt-propozimin e buxhetit për vitin fiskal 2015

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – U.d. i drejtorit për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni, tha se Komuna e Gjilanit me kornizën afatmesme buxhetore ka kërkuar buxhet prej 25.712.079 euro, duke pasur parasysh ngritjen e pagave prej 25 % nga qeveria, ndërsa në qarkoren e dytë buxhetore Ministria e Financave më 08.08.2014 e ka kufizuar buxhetin në 21.839.768 euro, që i bie afro 4 milionë më pak sesa ka kërkuar Komuna.

Është mbajtur Debati Publik për projekt-propozimin për Buxhetin e Komunës së Gjilanit për vitin fiskal 2015, të cilin e ka organizuar Komiteti për Politikë dhe Financa i Kuvendit Komunal të Gjilanit, e të cilin e ka udhëhequr kryesuesja Valentina Bunjaku – Rexhepi.

Në debat kanë marrë drejtorët, zyrtarët financiar komunal si dhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të cilët u interesuan për shumë çështje sa u përket investimeve komunale.

U.d. i drejtorit për Buxhet dhe Financa, Ilmi Limoni, tha se Komuna e Gjilanit me kornizën afatmesme buxhetore ka kërkuar buxhet prej 25.712.079 euro, duke pasur parasysh ngritjen e pagave prej 25 % nga qeveria, ndërsa në qarkoren e dytë buxhetore Ministria e Financave më 08.08.2014 e ka kufizuar buxhetin në 21.839.768 euro, që i bie afro 4 milionë më pak sesa ka kërkuar Komuna.

Limoni tha se kjo paraqet problem për buxhetin komunal meqë nga rritja e pagave prej 25 për qind, Komuna duhet të paguaj mbi 2.4 milionë euro nga granti i përgjithshëm dhe të hyrat vetanake që për këtë viti parashihen të jetë 3.859.953,00 euro.

Ai tha se nëse krahasohet me vitin 2014, në vitin 2015 Komuna e Gjilanit ka zvogëluar buxhetin për mallra dhe shërbime, ndërsa ka rritje të buxhetit për subvencione.

Uji Dea

Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Bujar Haziri theksoi se nevojat buxhetore për këtë sektor janë më të mëdha, meqë në vitin 2015 tre objekte do të hyjnë në menaxhim të kësaj drejtorie: Muzeu, Shtëpia e Rinisë dhe terreni sportiv ndihmës.

Edhe drejtori i Shërbimeve Publike Sokol Haziri tha se nevojat e kësaj drejtorie janë shumë më të mëdha sesa buxheti për vitin 2015, megjithatë do të mundohet të jetë gjithëpërfshirës sidomos në zbatimin e katër shtyllave të infrastrukturës të kryetarit Lutfi Haziri.

Nga ana e tij, drejtori i Zhvillimit Ekonomik Ismail Januzi ka thënë se projekt buxheti i lejuar edhe më i vogël sesa viti paraprak, duke thënë se nuk janë marrë parasysh kërkesat e Komunës nga qeveria e Kosovës.

Ndërkohë, kanë pasuar pyetjet e shumë qytetarëve lidhur me investimet në arsim, bujqësi, infrastrukturë, shëndetësi e sektore të tjera, të cilave u janë përgjigjur drejtorët përkatës.

Ndryshe, zyrtarët komunal theksuan se mungesa e qeverisë e ka krijuar këtë gjendje aspak të lakmueshme buxhetore, ndërsa tha se do të shikohet mundësia që të gjejnë donacione nga jashtë për ta përballuar këtë gjendje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.