Hidromorava

Mbahet ceremonia e vënies së gurëthemelit të çerdhes së re në zonën “Qarku 1”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Çerdhja që po fillon punimet sot do të ketë kapacitet për sistemimin e 120 fëmijëve të moshës 9 deri në 5 vjeç dhe sipërfaqe prej 1552.12 m2 , me vlerë mbi 700 mijë euro investim. Gjithashtu, çerdhja do të ketë dy dhoma për fëmijët deri në 9 muaj, ndërkaq 3 dhoma për fëmijët 4-5 vjeç si dhe hapësirë të mjaftueshme për të ushtruar aktivitetet e nevojshme.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ministrja e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, nënkryetarja e komunës, Leonora Morina-Bunjaku si dhe drejtorë të drejtorive komunale.

FIDANISHTJA

Hyseni u zotua se do të bëhen të gjitha përgatitjet që të plotësohen edhe më shumë nevojat e të vegjëlve dhe do të mundësohen atyre kushtet e nevojshme për zhvillimin e mësimit me efikasitet maksimal.

Ndërsa, në anën tjetër ministrja Nagavci bëri të ditur se në kuadër të realizimit të premtimeve për rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukim të hershëm, ministria ka ndarë 6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.