United Hospital

Mbahen garat regjionale të recituesve si dhe garat në Shenjëtari dhe Shah

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2015, sot janë mbajtur garat regjionale të recitatorëve si dhe garat në shenjëtari dhe shah. Në garat e regjionale të recitatorëve kanë marrë pjesë nxënës të shkollave nga Ferizaji, Presheva,Vitia, Dardana dhe Kaçaniku, Vendin e pare e morri Laurta Haziri nga Vitia me poezinë “Zgjohu Kosovë”. Ndërkaq vendin e dytë e zuri Shqiponja Omeri Presheva si dhe me vendin e tretë u shpërblye Arlind Islami nga Vitia.

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të aktiviteteve të shumta që janë duke u mbajtur gjatë këtyre ditëve për nder të Manifestimit tradicional kulturor e sportiv “Flakadani i Karadakut 2015 janë mbajtur sot garat regjionale të recitatorëve.

Qahil Sinani, Drejtori i Arsimit në Viti duke i përshëndetur të pranishmit dhe nxënësit pjesëmarrës në emër të Institucioneve Komunale të Vitisë tha se ky kjo garë dhe ky takim ka një qëllim të veçantë siç është bashkimi i të gjitha trojeve përmes kulturës. “Ju dëshirojë suksese pjesëmarrësve në gara por kërkoj nga nxënësit që të mos dalin të dëshpëruar duke thënë se në Viti kam humbur. Këtu nuk ka humbur askush sepse të gjithë janë të zgjedhur” u shpreh Sinani.

ARKATANA

Ndërkaq Enver Arifi Kryetar i Jurisë për përzgjedhjen e recituesve më të mirë ndër tjerash tha se Juria do të jetë sa më reale në përzgjedhjen e fituesve.”Do të mundohemi që të përzgjidhemi më të mirët në këtë garë. Ne do të mundohemi të jemi sa më real që të japim një karakter pozitiv të nxënësit. “ u shpreh Arifi.

Ndërkaq Juria profesionale në përbërje prej Enver Arifit-Preshevë, Kamenicë-Jahja Demaku, Viti- Miftar Lala, Ferizaj-Qerim Rexhepi dhe nga Kacaniku Hajdar Loku vendosi që vendin e parë të merr Laureta Haziri nga Vitia me poezinë “Zgjohu Kosovë”. Për të gjithë shkollat pjesëmarrësve Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Kaltrina Sylejmani dhe disa të tjerë kanë ndarë mirënjohje.

Ndërkaq vendi i dytë ju nda Shqiponja Omerit Presheva si dhe me vendin e vendin e tretë u shpërblye Arlind Islami nga Vitia. Po ashtu sot janë mbajtur edhe garat në shenjëtari dhe shah, ndërkaq rezultatet nga fituesit e këtyre garave të bëhen të ditur së shpejti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.