ARKATANA

Mbahen garat në Matematikë për nxënësit e klasave VI, VII dhe VIII‏

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në Gjilan u mbajtën garat në lëndën e Matematikës për nxënësit e klasave VI, VII dhe VIII të shkollave të Komunës së Gjilanit. Suksesi i treguar nga garuesit është mjaft i lakmueshëm, në të gjitha klasat.

Me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Nazmi Musa, me rastin e hapjes solemne të kësaj gare, tha se DKA në Gjilan kurdoherë do të jetë e gatshme të përkrahë organizimet e këtilla të dijes, që tashmë janë bërë traditë për shkollat dhe arsimin Gjilanas.

“Edhe pse jam gjuhetarë me profesion, ju them hapur se ju duhet të fokusoheni maksimalisht kah matematika që është mbretëreshë e të gjitha shkencave. Matematika hapë rrugët e shkencës, zhvillimit dhe proceseve tjera shoqërore. Drejtoria Arsimit dhe Komuna e Gjilanit, do të jenë përherë mbështetëset kryesore të nismave të tilla të dijes dhe shkencës”, tha ndër të tjerash ai, duke falënderuar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që kanë punuar në këtë drejtim.

ARKATANA

Ndërsa profesori universitetit “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaçi, ka thënë se niveli i shkollimit të nivelin primarë, determinon në një formë edhe sukseset dhe zhvillimet në nivelin universitar.

“Nga shkollimi fillestarë dhe sukseset e këtij niveli, varen edhe kuadrot që do t’i kemi në të ardhmen në universitet. Andaj entuziazmi që shoh sot këtu është një dëshmi se katedra e shkencave kompjuterike respektivisht e shkencave matematikore në të ardhmen do të ketë nivel të lartë të studentëve”, ka thënë ai duke apeluar që të vazhdohet me këtë ritëm të përkushtimit.

Ndryshe, nxënësit nga Komuna e Gjilanit, respektivisht numri më i madh i garuesve është pikërisht nga Komuna e Gjilanit. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.