United Hospital

Mbahen diskutimet publike për planifikimin e buxhetit në Gërmovë e Goshicë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Diskutimet publike që mbahen me qëllim të planifikimit të buxhetit komunal për vitin 2017-2019, pas Smirës e Vërbanit, janë mbajtur mbrëmë edhe në Gërmovë e Goshicë, me që rast banorët u njoftuan rreth procesit të hartimit të buxhetit komunal për vitet në vijim.

Përderisa banorët e Gërmovës si prioritet e paraqitën ujin e pijshëm, rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore që lidh Vitinë me Gërlicën, si dhe rrjetin e dobët elektrik që po u shkakton problem këtyre banorëve, në Goshicë banorët po ashtu primare e shohin ujin e pijshëm, rrugën e fshatit, asfalti i së cilës është demtuar në masë të madhe, si dhe rruga që lidh fshatin Goshicë me Sadovinën e Jerlive.

Ibrahim Rama drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar buxhetin komunal për vitin 2017, potencoi se buxheti i përgjithshëm është prej 10 milion e 19 mijë euro, prej të cilave 8 milion e 891 mijë janë grand qeveritar, ndërsa 1 milion e 6 mijë e 695 euro të hyra vetanake. “Vitia vitin e ardhshëm do të ketë buxhet më të madh për investime kapitale.“Edhe pse kërkesat dhe nevojat janë shumë më të mëdha , megjithatë buxheti I dedikuar për investime kapitale në shumë prej mbi 1 milion e 700 mijë euro do të ndikoi në përmirësimin e infrastrukturës dhe jetës së qytetarëve”, ka thënë Rama.

ARKATANA

Në debate me qytetarët të këtij fshati ishin edhe këshilltarët komunal Ali Bajrami e Sejdi Emini dhe drejtori i administratës komunale Isak Sadiku.

Pjesëmarrja e banorëve në këto debate ishte e mirë dhe pjesa dërmuese e tyre shprehën fjalë të mira për qeverisjen aktuale sa i përket investimeve nëpër lokalitete brenda dy viteve të fundit.

Diskutimi publik do të vazhdoj të hënën ku do të mbahen takime në Sllatinë të Epërme dhe Sllatinë të Poshtme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.