Mobi Casa

Mbahen diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal në Binqë dhe Buzovikë

/ 2 minuta lexim

Viti – Komuna e Vitisë ka mbajtur diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2019-2021 me banorët e fshatit Buzovik si dhe me banorët e fshatit Binqë.

Në Binqë kryesisht kanë marrë pjesë banorë të komunitetit pakicë që jetojnë në këtë lokalitet. Me këtë rast zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama i kanë njoftuar banorët mbi buxhetin komunal për vitin 2019 por edhe mbi projektet të cilat do të realizohen gjatë këtij viti në këto dy lokalitete.

Zv. Kryetari Aliu tha se Komuna e Vitisë që 5 vite bënë planifikimin e listës për investime kapitale në bashkëpunim me qytetarët. “Për 5 vite radhazi ne po mbajmë diskutimet publike për planifikimin e buxhetit komunal në lokalitetet e komunës sonë. Lista për investime kapitale por edhe prioritetet për investime nuk po bëhen më si përpara nga zyra në distance por pas këshillimeve me banorët”, u shpreh Aliu.

Ndërkaq, Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim ndër tjerash tha se buxheti komunal për investime kapitale është i vogël në krahasim me kërkesat dhe nevojat të cilat i kanë qytetarët por ai shtoj se Komuna e Vitisë mbetet e përkushtuar që këtë buxhet të ndajë në mënyrë të drejtë duke investuar në projekte parësore që përcaktohen nga vetë banorët.

Uji Dea

Në diskutimin publik që u mbaj në fshatin Buzovik banorët patën kërkesa të ndryshme si asfaltimi i rrugës Buzovikë-Kolishtë duke përfshirë edhe aneksin e një rruge në lagjen “Mehmeti”, asfaltimin e rrugës “Elmaz Rrahimi”, të zgjidhet problem me ujërat e zeza etj.

Kurse banorët e fshatit Binqë kërkuan që të vazhdoj ndërtimi i trotuarit prejVitisë deri në Binqë, konkretisht deri tek shkolla e fshatit.

Ata po ashtu kërkuan që të shtrihet edhe më shumë ndriçimi publik brenda fshatit, të ndërtohet një fushë sportive si dhe të bëhet zgjerimi i një ure ekzistuese si dhe të ndërtohen ura të reja pasi nëpërmes të këtij fshati kalon lumi “Moravae Binqës”./rajonipress/