UBT

Mbahen diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Në Viti janë mbajtur diskutimet publike për ndryshimin e Rregullores për Taksa, Ngarkesa dhe Gjoba dhe të Rregullores për Tatimin në Pronë për vitin 2020. Prezantimi i këtyre Propozim Rregulloreve është bërë nga Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Tatimit në Pronë, Mifail Azizi.

Drejtori Rama potencoi se këto dy rregullore janë shumë të rëndësishme pasi që sipas tij përmes saj bëhet inkasimi i taksave komunale duke kontribuar drejtpërdrejtë në buxhetin komunal.

Ai shtoj se taksat për bizneset që operojnë në Komunën e Vitisë, do të mbesin të ngrira edhe për vitin në vijim me qëllim që të ndihmohet sektori i biznesit në këtë komunë.

FITORJA

Ndërkaq gjatë këtij diskutimi publik kanë marrë pjesë qytetarë të komunës së Vitisë por edhe me zyrtarët komunal të cilët punojnë në drejtoritë e ndryshme komunale.

Përndryshe gjatë këtij takimi të pranishmit kanë dhënë propozime të ndryshme për ndryshme ku edhe u kërkua që të shikohen mundësitë që nga Tatimi në Pronë të lirohen familjet e dëshmorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.