Uji Dea

Mbahen dëgjimet publike për buxhetin në Radivojc e Skifteraj

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Dëgjimet buxhetore lidhur me Draft Buxhetin e vitit 2019-2021, kanë vazhduar edhe të enjten pasdite në komunën e Vitisë. Strukturat komunale kanë zhvilluar takime me qytetarët e Radivojcit dhe ata të Skifterajt, tek të cilët i kanë prezantuar synimet Institucionale për hartimin e buxhetit, si dhe për mundësit e investimeve , bazuar në buxhetin që ka në dispozicion komuna e Vitisë.

Zv. kryetari i komunës Hasan Aliu, në të dyja takimet me banorët tha se janë të përkushtuar që ndarja e buxhetit të jetë në mënyrë sa më proporcionale dhe transparente, duke i marr parasysh edhe kërkesat dhe nevojat e banorëve për lokalitetet e tyre.

Ndërsa drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, i njoftoi rreth çështjeve procedurale nëpër të cilat kalon buxheti që nga hartimi e deri në aprovim nga ana e Kuvendit.

Ndërsa banorët, në pjesën e dytë të debateve kanë paraqitur kërkesat e projekteve me prioritet. Në Radivojc, banorët i dhanë prioritet ujësjellësit, me që sipas tyre, ky problem në vazhdimësi e përcjell fshatin, e po ashtu edhe shkollën e cila nuk ka ujë të pijshëm. Gjithashtu, ata kanë identifikuar si projekt me prioritet edhe përfundimin e kanalizimit në tërë fshatin, trotuarin përgjatë rrugës kryesore deri në dalje të fshatit Radivojc, asfaltimin e disa rrugëve lagjore, por edhe rrugëve bujqësore.

Uji Dea

Kërkesë tjetër nga ta ishte edhe ndriçimi, si dhe rregullimi i rrethojës së shkollës. Kurse në debatin me banorët e fshatit Skifteraj, ndër prioritetet që u identifikuan, ishte më urgjente problemi i funksionalizimit të ujësjellësit , me që rast u kërkua që fshati të kyçet në rrjetin e ujësjellësit nga Letnica, siç ishte dikur kur shkolla e fshatit, dikur ishte furnizuar nga Gërqari, por se ishte ndërprerë nga serbët në atë kohë.

Në Skifteraj, banorët kërkuan edhe funksionalizimin e ambulantes së fshatit, respektivisht aktivizimin e një mjeku për kontrolle mjekësore të përditshme, rregullimin e disa rrugëve të lagjeve, rregullimin e urave lëshuese ne kanalet e ujitjes, rregullimi i trotuarit edhe në pjesë tjera të fshatit ku qytetarëve u kanoset rreziku nga qarkullimi i automjeteve, mirëmbajtja e ndriçimit publik në tërësi, e gjithashtu edhe në ato pjesë ky rregullimi ishte bërë me vetiniciativën e banorëve dhe kërkesa të tjera.

Debatet publike për buxhetin, sot do të vazhdojnë edhe në Letnicë dhe Stubëll të Epërme./rajonipress/