FIDANISHTJA

Mbahen dëgjimet buxhetore në Shipashnicë e Epërme dhe të Poshtme

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Banorët e fshatit Shipashnicë e Epërme kanë mirëpritur anëtarët e grupit për hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.

Në këtë takim janë prezantuar punët e bëra deri më tani dhe ato që janë në proces.

Ndërsa banorët kanë paraqitur disa kërkesa që kishin të bëjnë kryesisht me asfaltim të rrugëve, pastrim të lumit, vendosje të kamerave afër lumit për identifikim të personave të cilët po hudhin mbeturina.

ARKATANA

Dëgjimi buxhetor është mbajtur edhe në fshatin Shipashnicë e Poshtme. Po vazhdojnë dëgjimet buxhetore lidhur me hartimin e Projekt-Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2026-2028.
Takimi i radhës ishte në fshatin Shipashnicë e Poshtme ku anëtarët e grupit për hartimin e buxhetit kanë dëgjuar banorët e këtij fshati.

Kërkesat e të pranishmëve për lokalitetet e tyre, ishin të ndryshme si: vendosje të rrethojave tek oborri i shkollës, kënd të lojërave për fëmijë, park për fëmijë, asfaltim të rrugëve, ndriçim, vazhdim të trotuarit./rajonipress/