Fundamenti

Mbahen debatet për buxhetin në Kabash e Viti, qytetarët kërkojnë investime në infrastrukturë

/ 4 minuta lexim
United Hospital

Viti – Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit 2017-2019, kanë vazhduar të mërkurën në Kabash, ku interesimi i këtyre banorëve ishte tejet i mirë. Pasi janë njoftuar nga zv.kryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu për rëndësinë e buxhetit, si dhe kalimin nëpër procedura, shqyrtimi e deri tek miratimi, ka thënë se rol të rëndësishëm luajnë edhe takimet me qytetarë, ku nga dora e parë njihen me problemet dhe nevojat që kanë qytetarët.

Ndërsa drejtori i Financave dhe Zhvillimit Ekonomik Ibrahim Rama, ka theksuar se komuna e Vitisë do të ketë një buxhet prej 10 milion e 19 mijë euro , prej të cilave 89 % janë grande qeveritare dhe 11% të hyra vetanake . “Nga kjo shumë e buxhetit, 1 milion e 700 mijë euro janë planifikuar për investime kapitale , të cilat mjete komuna do të mundohet ti shpërndaj në mënyre sa më të drejtë “ ka thënë ai.

Rama gjithashtu ka theksuar se në rritjen e shumës për investime kapitale, mund te kontribuojnë edhe vetë qytetarët, të cilët duke paguar tatimin në pronë, mund jo vetëm të shlyejnë borxhet e tyre, por të ndihmojnë edhe në tërheqjen e rreth 900 mije eurove që do të dedikohen për investime kapitale.

Banorët e fshatit Kabash, kanë paraqitur kërkesat e tyre për cilat ka nevojë fshati, por si domosdoshmëri kanë fokusuar rritjen e kapacitetit të ujit të pijshëm, me që rast është një problematik që përcjellë këta banorë, pasi që në një pjesë funksionon , ndërsa në një pjesë tjetër banorët nuk furnizohen fare me ujë.

Gjithashtu kërkesë e banorëve ka qenë edhe asfaltimi i disa rrugëve, ndërkohë që u paraqit nevoja për ndërtimin e një parkingu në fshat, me qenë se institucioneve komunale iu kërkua që të procedoj për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale, kurse investimi të bëhet nga vetë banorët, respektivisht një fondi të bashkatdhetarëve të Kabashit.

United Hospital

Debat me qytetarë është mbajtur edhe në Viti, ku gjithashtu u vërejt një interesim i shtuar i qytetarëve për tu informuar me buxhetin në tri vitet e ardhshme.

Ndër kërkesat e banorëve të lagjeve të ndryshme, dominoi nevoja për shtrirjen e rrjetit të kanalizimit në periferi të qytetit, disa rrugë të lagjeve që ende nuk janë asfaltuar etj.

Ndonëse banorët parashtruan kërkesat për nevoja që kanë, si në Kabash po ashtu edhe në Viti, ata u shprehën falënderues për punën dhe angazhimin e Institucioneve komunale të Vitisë, në realizimin e projekteve të ndryshme infrastrukturore, shkollore, ambientale etj, që në dy vitet e fundit janë shumë evidente./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.