“Mazuti” kancerogjen

Mbeturinat që lirohen nga rreth 400 anije në muaj të cilat lundrojnë në Danub në pjesën e Serbisë, mblidhen për t’u shitur në Kosovë si vaj riciklues, i cili përdoret për ngrohjen e shkollave dhe të banesave kolektive. Ky vaj është konstatuar se përmban sasi shumë më të madhe të sulfurit sesa që përcaktohet nga normat e lejuara.
Ky konstatim ka dalë nga laboratori i doganës së Kosovës pak muaj më parë, pas analizave që i ka bërë mostrave të këtij vaji.
Ky vaj importohet në Kosovë për ngrohje të shkollave dhe të objekteve kolektive. /Zeri/