Mazreku: Siguroni automjetet, kompanitë e sigurimeve punojnë 6 orë në ditë

Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku, ka thënë se edhe pse situata është rënduar nga pandemia COVID, sigurimi i automjeteve Kosovë vazhdon dhe të gjitha kompanitë e sigurimeve janë te hapura në gjithë vendin.

“Të gjitha kompanitë e sigurimeve janë duke ofruar të gjitha shërbimet për të cilat janë licencuar, në pajtim me vendimet dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore në vend. Njëkohësisht, apeloj tek të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që për lëvizjen me automjet gjatë kësaj periudhe të blejnë sigurimin e detyrueshëm nga autopërgjegjësia – sigurimin TPL, ndërsa procedurat e regjistrimit të automjeteve do t’i kryejnë në një kohë më vonë në cilëndo komunë që t’a kenë më afër, konform vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të respektojnë vendimet e organeve kompetente për të ruajtur shëndetin dhe për të shpëtuar jetën e më të dashurve tanë”, tha Mazreku sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

“Të gjithë ata klientë që dalin në qarkullim duhet të sigurojnë automjetet. Pas dates 27 mars ka lëvizje të shumta të automjeteve sikur me qenë gjendja normale. Ne apelojmë qytetarët të mos dalin pa sigurim në rrugë, nuk janë të obliguar të paguajnë taksen komunale. Marrja e sigurimit ka të bëj me sigurinë e tyre”, tha ai.

Ai ka përmendur edhe rastin e fundit të një aksidenti fatal që ndodhi ditë më parë në rrugën për Ferizaj.

“Në aksidentin e fundit me pasoja fatale që ndodhi afër Ferizajt, në të cilin humbën jetën tre persona, njëra ndër veturat nuk kishte sigurim. Qytetarët duhet të dijnë se të gjitha dëmet që bëhen paguhen nga Fondi i kompensimit që paguhet direkt nga kompanitë e sigurimet. Mirëpo këto mjete më vonë do t’i kërkohen fajtorit”, tha ai.

Mazreku ka apeluar që ata që dalin mos të hezitojnë dhe të shkojnë në pikat e kompanive. “Vetëm sigurimi duhet të bëhet, ndërsa regjistrimi duhet të bëhet më vonë në një situatë të re”, tha ai.

Ai bëri me dije se industria e sigurimeve ka të punësuar tre mijë persona në mënyrë direkte nga qeraja që paguajnë kompanitë e sigurimeve, ndërsa në mënyrë indirekte plus dy mijë të tjerë. “Është industria private e katërtë për nga madhësia”, tha ai.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).