Mavraj: Vendimi, dhuratë në Ramazan
Ylli i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj, e ka cilësuar vendimin për t’i dhënë fitoren ekipit tonë kombëtar si një dhuratë për Ramazan.Gjykata për arbitrim sportiv, CAS, vendosi që Shqipëria t’i marrë tri pikët e takimit ndaj Serbisë.
Dhe kjo nuk ka mundur të kalojë as pa gëzimin e Mërgim Mavrajt, i cili u shpreh shumë i entuziazmuar.
“Ajo që merituam edhe na erdhi. E vërteta vonoi por nuk harroi. Pas vështirësisë erdhi edhe lehtësimi. Po më shijon shumë se na erdhi si dhuratë në Ramazan duk qenë agjërueshëm”, u shpreh Mavraj.
Ai publikoi edhe një foto nga ndeshja ku shihej duke u mbrojtur si një luan nga një terrorist serb. /Telegrafi/


