Mavraj titullar, por…
Ndonëse me pak të bërtitura për ndonjë pozicion jo të rregullt në fushë, kosovari Mërgim Mavraj do të jetë titullar tek Colni. Është ky vendimi i trajnerit që ka zgjedhur shqiptarin të jetë qendërmbrojtës. Një arritje për Mërgimin që e dinte shumë mirë se për të marrë një vend në Bundesligën 1 duhej të tregonte veten. Dhe të thuash se një muaj më parë për një vend titullari luftonin tre vetë.
Ka qenë Mërgim Mavraj që pohonte një fakt të tillë. Ai është shprehur para një muaji se gjendja është shumë e tensionuar. “Konkurrenca është e nevojshme. Në fund, të gjithë përfitojnë prej saj. Çdo lojtar vazhdon të zhvillohet përmes konkurrencës. Askush nuk dëshiron të ulet në stol. Gjithkush dëshiron ta ndjejë veten të nevojshëm për ekipin.
Ky është instinkt njerëzor edhe jashtë futbollit. Nuk mendoj që duhet të jemi gjithmonë miq me të gjithë. Në rrjedhën e një karriere, ka pak miqësi. Ajo që ka rëndësi është që të mësosh të respektosh secilin në mënyrë të drejtë, ndonëse po hamë njëri-tjetrin”, është shprehur ai./tribuna/


