Mobi Casa

Mavraj optimist: Do të dalim të dytët në grup

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është optimist se Shqipëria do të dalë e dyta në grup ku bëjnë pjesë edhe dy fuqitë Italia dhe Spanja.

Shqipëria nesër fillon ndeshjen e parë për kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusi 2018’.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është optimist se Shqipëria do të dalë e dyta në grup ku bëjnë pjesë edhe dy fuqitë Italia dhe Spanja.

Në një prononcim për ‘Panorama Sport’, para ndeshjes me Maqedoninë, Mavraj ka treguar se si mund ta zë Shqipëria pozitën e dytë.

United Hospital

“Po, kemi nisur ta analizojmë Maqedoninë. Nuk di shumë rreth saj, por me aq informacione sa kam di që është një skuadër me cilësi dhe me lojtarë mjaft të mirë”.

“Ne kërkojmë maksimumin në këtë ndeshje dhe kemi kërkesë të lartë nga vetja jonë. Kemi besim se do t’ia dalim, sepse luajmë në vendin tonë, kemi dëshirë të madhe për të bërë mirë, pavarësisht grupit që është shumë i fortë”.

“Dëshira kryesore është që të jemi në pozicionet dy apo tre dhe për të arritur diçka të tillë duhet ta nisim me një fitore kundër Maqedonisë. E kemi nisur mirë, duke punuar dhe e vlerësuar kundërshtarin. Të tjerat t’ia lëmë 90-minutëshit”, deklaroi Mavraj. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.