FIDANISHTJA

Mavraj në garë për rolin e kapitenit të Hamburgut

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mërgim Mavraj mund të jetë kapiteni i Hamburgut në përballjen me Bayer Leverkusenin që do të luhet ditën e premte.

Në mungesë të kapitenit Sakai dhe zv.kapitenit Adler, trajneri Gisdol ka deklaruar se në garë për këtë rol është edhe lojtari i kombëtares shqiptare.

Mërgim Mavraj gjatë muajit Janar vendosi të braktise Këlnin që aktualisht ndodhet në pozita të mira në Bundesligë për tu transferuar tek një skuadër me shumë vështirësi por me emër të madh në Gjermani, Hamburgu.

Kur kanë kaluar vetëm disa javë nga mbërritja e mbrojtësit kuqezi në qytetin verior ekziston mundësia reale që ai të gradohet kapiten i skuadrës.

Besimi që trajneri Markus Gisdol ka tek 30 vjeçari është maksimal dhe pavarësisht situatës delikate dhe rezultateve negative, Mavraj në këto javë ka treguar se është një përforcim i rëndësishëm për Hamburgun, transmeton oranews.

Hidromorava

Ka qënë vetë tekniku 47 vjeçar ai që ka pranuar se ekziston mundësia që në kuadër të sfidës mjaft të vështirë kundër Leverkusenit ditën e premte, Mavraj të gradohet kapiten i skuadrës.

Në këtë duel nuk do të jetë i pranishëm për shkak pezullimi kapiteni i Hamburgut Gotoku Sakai , në një kohë që zv.kapiteni Rene Adler është prej kohësh i dëmtuar.

Në këtë mënyrë trajneri gjerman ka deklaruar se duke parë situatën në garë për shiritin është edhe Mërgim Mavraj.

Nëse vërtetë Gisdol vendos t’i besojë këtë rol mbrojtësit të kombëtares shqiptare, atëherë do të ishte një vlerësim i madh për djaloshin nga Istogu.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.