Mavraj ndal në barazim Dortmundin
Dortmund ka barazuar pa gola me Kolnin e Mërgim Mavrajt.
Borussia Dortmund nuk ka arritur më shumë se sa një barazim pa gola 0:0, kundër skuadrës së Mërgim Mavrajt, Koln.
Dortmund ka qenë skuadër më e mirë dhe kishte disa raste të mira shënimi, por në fund rezultati ishte ai i fillimit.
Pas këtij barazimi Dormund mbetet në vendin e 10-të me 30 pikë, ndërsa Kolni në vendin e 12-të me 29 pikë.


