Mavraj mund të kthejë vendin e titullarit
Ndeshja e ardhshme e Koelnit do të jetë test për Mërgim Mavrajn që po lufton për një vend titullari në mbrojtjen e skuadrës së Bundesligës gjermane.
Koelni të shtunën është mysafir i Borussia Dortmundit në kuadër të xhiros së 25-të.
Në këtë ndeshje do të mungoi një mbrojtës startues për shkak të kartonit të kuq që mori të dielën dhe pritet që Mavraj të luajë prej fillimit në qendër të mbrojtjes, transmeton koha.net.
Ai ka dhjetë ndeshje këtë edicion në Bundesligë.
Në vjeshtë fitoi rastin e parë pikërisht kundër Dortmundit dhe më pas u paraqit në tetë takime rresht.
Por më pas prapë humbi rastin për shkak të formës jo të mirë, kanë raportuar mediumet gjermane të hënën.
Mavraj të dielën në fitoren 4:2 ndaj Eintracht Frankfurtit u aktivizua në minutën e 87-të.
Koelni është i 11-ti me 28 pikë.
© KOHA.net


