Mavraj mohon fjalët për largim nga Fuerthi

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavraj ka mohuar fjalët se ai do të largohet nga Greuther Fuerthi në fund të stinorit. Në mediume gjermane është raportuar se Mavraj do të braktisë Fuerthin në verën e këtij viti, ndërsa për shërbimet e tij po interesohen Stuttgart, Hoffenheim dhe Mainz. “Nuk ka asgjë në këtë. Unë kam kontratë me Fuerthin.
Fuerthi është dhe mbetet partneri i parë që do të flas. Unë jam i koncentruar vetëm në detyrat që kam me Fuerthin”, ka thënë Mavraj.
Mavraj 26-vjeçar ka kontratë me Fuerthin deri në verën e vitit 2014. Fuerth aktualisht zë pozitën e fundit në Bundesligën gjermane.