Mobi Casa

Mavraj, me risi te Koln-i

/ 2 minuta lexim
HW

Mbrojtësi kuqezi, Mërgim Mavraj, ka vendosur që të braktisë numrin 19-të, të cilin e ka mbajtur në dy kampionatet e fundit te skuadra e Koln-it në Bundesliga-n gjermane. Futbollisti i Kombëtares shqiptare do të zgjedhë numrin 15-të për edicionin e Bundesligas, për një arsye të thjeshtë që e ka shpjeguar ai vetë. “Kam folur që para fillimit të këtij stinori.

Kur u mësua se Filip Hosnier do të largohej nga skuadra, unë i kërkova që të merrja numrin 15 që e mbante ai”, ka thënë Mavraj për mediet gjermane, duke sqaruar se ky numër i pëlqen shumë, pasi e mban edhe të Kombëtarja shqiptare e futbollit. “Unë nuk përdorja një numër fiks në të kaluarën, por suksesi me Kombëtaren më bëri që të dashurohem me numrin 15”, shpjegoi mbrojtësi kuqezi. Mërgim Mavraj cilësohet si njëri nga futbollistët kyç në mbrojtjen shqiptare.

Uji Dea

Ai pati një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Evropian në Francë, derisa pritet gjithashtu të luajë rol të rëndë- sishëm edhe në eliminatoret për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, ku Shqipëria do të jetë në një grup shumë të fortë, pasi do të përballet me kombëtaret si Italia e Spanja, gjë e cila maksimalisht ia ka shuar gjasat kuqezinjve të luftojë për një vend që dërgon në Botëror.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.