Fundamenti

Mavraj: Maqedonasit aktorë, gjyqtari nervozë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mërgim Mavraj ka folur pas ndeshjes dhe ka akuzuar si futbollistët e Maqedonisë, ashtu edhe arbitrin Eriksen: “Kishim ardhur këtu për të fituar, por në pjesën e parë na mungoi guximi dhe nuk i krijuam vështirësi kundërshtarit. Luajtëm jashtë dhe është pak e vështirë. Golin e parë që shënuam e realizuam më mirë. Duhet të kemi vetëbesim dhe të mbroheshim më mirë. Mundësitë që ke duhet të shfrytëzosh.

Nuk e shfrytëzuam dhe arbitri dha penallti, nga presioni i tifozëve ndikoi. Nuk e dimë pse e caktojnë një arbitër që ishte me nerva dhe emocione, kur fliste me ne. Nuk janë arbitrat e duhur për këtë situatë. Ata (maqedonasit) ishin qesharakë, duke aktruar, duhet të shkojnë në Hollivud me skenat që bënë. Nuk ishte vetëm arbitri që kishte emocione dhe frikë, por disa lojtarë. Nuk iu përmbajtën dot presionit që kishin. Na duhej vetëbesim. Por arbitri ndikon shumë”.

ARKATANA

Sa i përket ndeshjes, ai vijoi: “Dëshira ime ishte të fitoja, por shanset minimale që kemi pasur besoj se u shuan. Por, luajtëm edhe për tifozët dhe i falënderoj nga zemra në emër të ekipit, që na përkrahën sot. Fantastikë. Na u bë zemra mal që i dëgjuam”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.