Mavraj lëndohet rëndë, telashe për Kombëtaren
Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim të rëndë dhe nuk do të jenë pjesë e miqësores së Kombëtares shqiptare kundër Francës, takim ky që do të luhet me 13 qershor në “Elbasan Arena”.
Mbrojtësi shqiptar që luan tek Koln, është lënduar në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij. Sipas mediave shqiptare, 29 vjeçari ka pësuar lëndim të rëndë që duket se do të jetë të paktën pesë muaj jashtë fushës së blertë.
Mbrojtësi shqiptar mund të mungoj edhe ndaj Danimarkës dhe Portugalisë, dy ndeshjet vendimtare për kualifikimin në Evropianin “Franca 2016”, përcjell kp.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Gianni De Biasi tani duhet të mendoj të gjejë zëvendësuesin e Mavrajt, i cili mund të mungojë edhe përballjen me Serbinë që luhet në muajin tetor.
http://koha.net/?id=6&l=59450


