UBT

Mavraj: Kurti duhet ta gjejë trimërinë për ta nënshkruar një marrëveshje e cila ia sjell Kosovës njohjen “de jure” nga Serbia

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Publicisti Muhamet Mavraj, tha se shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ta gjejë trimërinë që ta nënshkruajë një marrëveshje e cila do t’ia siguronte Kosovës njohjen “de jure” nga ana e Serbisë, duke mos e penguar anëtarësimin Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

ARKATANA

Mavraj tha në Sytë 7 në Klan Kosova se kjo është “patatja më e nxehtë e Ballkanit” dhe jo vetëm e Kosovës.Ai theksoi se Qeveria duhet të ketë kujdes me deklaratat ndaj shteteve që mund ta godasin Kosovën me veto në të ardhmen.“Do të ballafaqohet me këtë temë. Është patatja më e nxehtë e krejt Ballkanit, dhe jo vetëm e Kosovës. Shpresoj që në momentin vendimtar do të gjejë trimërinë për ta nënshkruar një marrëveshje që i siguron Kosovës njohjen “de jure” nga Serbia, pa pengesë anëtarësimi në OKB. Dhe të ketë shumë kujdes me deklarata kjo qeveri dhe kushdo që përfaqëson qeverinë ndaj cilido shtet që munden me na goditë me veto, ose që aspirojnë veton ndaj Kosovës. E di që nuk është kjo ditë e afërt, por e di që kjo ditë nuk është e largët”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.