Mavraj: Koha te Furthi e paharrueshme
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, i cili ka luajtur 100 ndeshje në futbollin e Gjermanisë, di mjaft mirë se si të shprehet për transferimin e tij nga Furthi tek skuadra e tij e re Kolni. Shtatlarti është rikthyer për të treguar se ka marrë shumë komplimente nga miqtë e tij për transferimin tek skuadra e njohur gjermane, e cila stinorin e ardhshëm do të luaj në elitën e futbollit gjerman.
“Dua t’u bëj një kompliment të madh njerëzve në Furth. Kam marrë përgjigje pozitive për transferimin tim, personalisht ose nëpërmjet ‘Facebookut’”, u shpreh 27-vjeçari. Por kjo dashuri me tifozët nuk ka qenë edhe aq absolute, sidomos gjatë periudhës kur ish-ekipi i tij po binte nga Bundesliga dhe kapiteni nuk merrte reagime të mira nga tifozët e Furthit.
“Kjo është harruar me kohë”, u shpreh Mavraj, i cili tregoi se sa orator i mirë është, kur shtoi se ka shumë miq në Furth të cilët janë njerëz shumë të mirë. “Kam shumë miq të vërtetë këtu në Furth dhe njerëz fantastikë gjithashtu. Ja pse koha ime këtu vlen më shumë se një trofe”, shtoi mbrojtësi me origjinë shqiptare.


