Mavraj: Ilirit nuk i kujtohet asgjë
Mërgim Mavraj ka vizituar Ilir Azemin. Mbrojtësi kosovar i Kolnit, ka udhëtuar drejt spitalit, për të parë shokun e tij, i cili ndodhet ndodhet në gjendje jo të mirë, për shkak të aksidentit të pësuar me veturën e tij, Audi. “Ai ka fluturuar me helikopter në një spital të veçantë. Unë isha bashkë me të deri gjysmë ore pas mesnatës dhe pastaj u riktheva sërish në Koln”, ka deklaruar Mavraj për gazetën gjermane ‘Express’.
Mavraj, ka zbuluar se Iliri ka gjasa të operohet që sot. “Iliri ndoshta do të operohet të martën (sot), por ai ende ka gjak në trupin e tij. Ne na duhet të mendojmë prej ditës në ditë, se si dhe kur do të jetë i shëndetshëm përsëri”, shtoi 28-vjeçari. Mavraj e Azemi kaluan tri vite së bashku tek Greuther Furth, para se i pari të kalonte këtë verë tek Kolni, për të lënë Ilirin në Furth. “Është një situatë e vështirë për të, jo vetëm për shkak të lëndimeve.
Ai është i përgjegjshëm, por procesin mental e ka vetëm një herë. Ai ka nevojë për të menduar. Falë Zotit ai është jashtë rrezikut për jetën dhe është në duar të mira”, shpjegon Mërgimi. Ai më tej flet për marrëdhëniet e tij me Ilirin. “Ne kemi marrëdhënie emocionale shumë të mira. Kjo ishte një goditje e madhe. Unë fola me të dhe u mundova t’i japë atij forcën”. Se çfarë po bënte Iliri në 4:30 të mëngjesit të së enjtes, Mavraj thekson: “Ai më tha se nuk i kujtohet asgjë”. Në anën tjetër, për rastin në fjalë, lojtari i Përfaqësueses së Kosovës u kritikua nga trajneri i tij te Greuther Furth, Frank Kramer. “Azemi bëri një gabim të madh”, tha ai.


