HW

Mavraj: “I treguam botës se jemi një vend i vogël, por me zemër të madhe”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Mërgim Mavraj përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” shprehet se edhe nëse nuk kualifikohet, Shqipëria del e fituar nga “Euro 2016”.

Mavraj thekson se i treguam botës se jemi një vend i vogël por me zemër të madhe, që kemi kulturë dhe jemi krenar që jemi shqiptar.

“Fituam shumë!

Hidromorava

Dhamë shpirtin në tre ndeshje të paharrueshme për të gjithë. Bëmë më të mirën tonë dhe jemi të bindur për këtë. Nuk jemi kualifikuar ende? Nuk ka asnjë problem, ju fituam ju. I treguam botës që jemi vend i vogël, por me shpirt e zemër të madhe. I treguam botës që jemi autoktonë. I treguam botës që kemi kulturë. I treguam botës që jemi krenar që jemi Shqiptar! Ja përse duhet të qëndrojmë në Francë.

Askush të mos e ndjejë veten të humbur sido të përfundojë. Shqipëria fitoi shumë, neve ju fituam dhe shijuam ju, dhe ju emocionet e jashtëzakonshme! Shumë prej jush kanë derdhur lot dhimbje dhe gëzimi dhe për këtë jemi mirënjohës. Ju falënderojmë dhe ju jemi borxhlinj, por të jeni të sigurt që rrugëtimi nëpër kompeticionet europiane sapo ka nisur…

Krenar për djemtë, krenar për ju, krenar për kombin!”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.