UBT

Mavraj i lënduar, ja kush është “muri” që do të bllokojë yjet e Spanjës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mërgim Mavraj do të jetë mungesa e madhe për Shqipërinë ndaj Spanjës, por mbrojtësi kuqezi është duke karikuar në maksimum zëvendësuesin e tij për këtë sfidë. Me shumë mundësi, do të jenë Berat Gjimshiti dhe Arlind Ajeti ata që do të formojnë dyshen e qendërmbrojtjes për të përballuar sulmet e njëpasnjëshme të yjeve spanjollë.

Por, ata të dy janë në formë super dhe kanë besim se mund t’ia dalin. Diçka të tillë e kanë treguar në ndeshjet e luajtura në kampionatin italian. I qetë është edhe Mavraj, i cili shpreson dhe beson që mungesa e tij ndaj Spanjës nuk do të ndihet aspak dhe i quan dy mbrojtësit kuqezinj “muri”.

Mavraj ka postuar një foto në profilin e tij në “Instagram”, ku shfaqet me dy mbrojtësit e tjerë. Sigurisht që mund të jetë rastësi, sepse Mërgimi është një nga personazhet që shoqërohet me të gjithë në ekipin kombëtar dhe me batutat e tij mundohet të shkrijë akullin dhe të harmonizojë skuadrën.

Këtë herë, ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe për karikim janë Ajeti me Gjimshitin, të cilët nuk kanë luajtur shpeshherë me njëritjetrin në qendër të mbrojtjes. Gjithmonë kanë qenë zëvendësues, herë të Canës dhe herë të Mavrajt, ndërsa tani kanë shansin e artë që të bashkojnë forcat për të mbajtur të paprekur portën e Berishës.Tani kanë edhe mbështetjen e plotë të Mërgimit, i cili duket se e ka zgjedhur zëvendësuesin, të paktën për këtë ndeshje.

ARKATANA

Ndaj Italisë sigurisht që do të dojë të zbresë vetë në fushën e lojës.

FORMA E MIRË – Nëse ditë më parë një mungesë si ajo e Mavrajt do të përbënte problem, duket se Panuçi në këtë aspekt do ta bëjë gjumin më të qetë sesa herët e tjera.

Ajeti dhe Gjimshiti kanë treguar se po kalojnë një formë shumë të mirë dhe në ndeshjet e luajtura në Serinë A i kanë surprizuar të gjithë me performancat pozitive. Madje kanë kaluar edhe shqetësimet që kanë pasur duke qetësuar trajnerin Panuçi.