KKVITI

Mavraj gëzon Kombëtaren shqiptare

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, brenda dy javëve pritet t’i rikthehet fushës së gjelbër. Ai është afër ta rikuperoj plotësisht lëndimin e gjurit.

Një nga shtyllat e mbrojtjes për Kombëtaren shqiptare është në ditët e fundit që i duhen për t’u rikuperuar plotësisht. Mërgim Mavraj është duke bërë provat e fundit, përpara se të zbresë në fushë me shokët e skuadrës dhe të qëndrojë në rresht me lojtarët e tjerë të Kolnit.

Për Kombëtaren, ka edhe 15 ditë kohë deri në momentin kur kuqezinjtë do të zbresin në “Elbasan Arena” për t’u përballur me Serbinë.

Ndërkohë që mbrojtësi i Kolnit ka bërë edhe një provë “gjenerale” për të parë gjendjen e gjurit të, me një nga mjekët kryesorë të ekipit të Bundesligës gjermane, shkruan Panorama Sport.

Mobi Casa

“Është në momentet e fundit të rikuperimit. Mbase për këtë javë është ende një mungesë e sigurt, por ajo që mund të thuhet rreth Mavrajt, është fakti që shumë shpejt do të jetë i gatshëm”, bën me dije klubi gjerman.

Megjithatë, seanca speciale stërvitore që mbrojtësi i Kombëtares ka zhvilluar, është pasqyruar edhe nga “SKY”, që i ka kushtuar atij një kronikë të zgjeruar në lidhje me seancat rikuperuese që është duke zhvilluar.

“Mund të them që jam shumë mirë dhe gjithçka po shkon sipas planeve. Për dy apo tri javë do të jem i gatshëm që të stërvitem me shokët e skuadrës”, është shprehur mbrojtësi.

Tashmë, kronometri është shtypur dhe Mërgim Mavraj duhet të shtrëngojë dhëmbët, ashtu siç ka bërë gjithmonë, për të qenë përkrah kuqezinjve në ndeshjen me Serbinë. Të paktën… për t’u stërvitur