Mavraj gati të largohet

Mërgim Mavraj mund të ndryshojë skuadër gjatë merkatos së janarit. Largimi i tij vjen për shkak të hapësirave të pamjaftueshme për të luajtur titullar me Kolnin.
Mbrojtësit të Kombëtares shqiptare i duhen ndeshje në këmbë për të qenë në formë për EURO 2016 me Kombëtaren, ndaj dhekëto ditë në adresë të Kolnit ka trokitur një ofertë për të.
Skuadra në të cilën luan edhe Valdet Rama, dëshiron Mavrajn për të forcuar mbrojtjen, por Kolni nuk dëshiron ta largojë, shkruan ‘geissblog.koeln’