Mobi Casa

Mavraj e vë në dyshim sistemin e lojës së Panuccit: Asgjë s’funksionoi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mërgim Mavraj e ka vënë në dyshim sistemin e lojës së trajnerit italian, Christian Panucci, duke thënë se asgjë nuk po funksionon.

Fjalë kuptimplota ato të një prej lojtarëve me më shumë përvojë në skuadrën tonë kombëtare, Mërgim Mavraj. Mbrojtësi, në një prononcim për “Supersport” analizon të gjitha problemet e kombëtares, duke shfaqur edhe dyshime për sistemin e ri të lojës

“Është shumë vështirë, janë shumë gjëra që nuk funksionojnë. Me thënë të drejtën, asgjë nuk funksionoi. Nuk ecën as sistemi, as mënyra e lojës, as lojtarët si paraqiten, as vullneti as pasioni siç kemi qenë gjithmonë. Me pasion i kemi mbuluar disa gjëra, por të gjitha këto mungojnë. Ne nuk dorëzohemi. E kemi për detyrë t’i përgjigjemi kësa situate. Besoj se ia dalim të gjithë së bashku”, ka theksuar ai.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Panucci u kontestua hapur nga tifozët e pranishëm në Evian, një veprim që, sipas mbrojtësit kuqezi, nuk duhet të ndodhë, sepse pavarësisht rezultateve zhgënjyese trajneri duhet të respektohet.

FIDANISHTJA

“Nuk është gjë e mirë, duhen respektuar gjërat edhe kur nuk kemi sukses”, shtoi ai.

Reparti mbrojtjes ka qenë në qendër të akuzave, pas 7 golave të pësuar në 2 ndeshje, por Mavraj nuk beson se nuk ka funksionuar vetëm mbrojtja, pasi problemet nisin shumë më përpara se kundërshtari t’i afrohej zonës.

“Nuk është vetëm mbrojtja që ka gabuar ndaj Ukrainës. Mesfusha e kundërshtarit ka pasur kohë dhe e ka bërë lojën si ka dashur dhe ka ardhur me shpejtësi te ne,” tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.