ARKATANA

Mavraj e komenton shortin e Shqipërisë dhe Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, e ka komentuar grupin e Shqipërisë dhe të Kosovës për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Ai beson se kuqezinjtë duhet të jenë të kujdesshëm ndaj Islandës dhe Turqisë, ndërsa beson se Kosova mund të marrë ndonjë rezultat pozitiv për shkak të formës së mirë.

Përveç, Anglisë, ndër kombëtaret më të forta të mundshme që Kosova ka mundur t’i ketë, këto janë tri kombëtaret tjera, mbase më të lehta në letër, në grupin e “Dardanëve” – Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Ndërsa, Shqipëria po ashtu do të ndeshet me një ndër Kombëtaret në formën më të mirë, Francës, si dhe me katër kombëtare të tjera, të cilat mund të jenë më të dobëta se kampionët e Botës në letër – Islanda, Turqia, Moldavia, Andora.

Sa shanse ka Shqipëria?

Për mundësi dhe shanse është e vështirë të flasim tani. Kemi pasur ndeshje të mira me Francën dhe Turqinë. Me këtë grup, e dimë që Islanda ka ecur shumë përpara, është e fortë. Islandën dhe Turqinë i kemi kundërshtarë kryesorë. Nëse ia dalim në këto ndeshje, kemi shumë mundësi.

KKVITI

Mendon se me Turqinë dhe Islandën, kë shikon skuadër më të vështirë?

Islanda është më e vështirë për të luajtur, se është një ekip që kurrë nuk e anashkalon kundërshtarin. E përgatit ndeshjen në mënyrë maksimale, dhe luftojnë në çdo ndeshje. Është më e vështirë kundër tyre, dhe kanë fituar shumë vetëbesim. Kurse Turqia është ende në ndërtim, kanë ndërruar trajnerin. Islanda është pak më e fortë se Turqia, por të dyja janë të vështira.

Grupi i Kosovës, derbi me Bullgarinë dhe Malin e Zi…

Është e vështirë të flasësh për skuadra të tjera që nuk e njoh mirë, por me Malin e Zi dhe Anglinë, për kosovarët do jetë një ndeshje e jashtëzakonshme. Me këtë formë që kanë momentalisht, mendoj se mund të arrijnë ndonjë rezultat pozitiv. /SS/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.