United Hospital

Mavraj e humbë Dortmundin, për Shqipërinë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Mërgim Mavraj do të mugojë në radhët e Kolnit për ndeshjen e javës së fundit në Bundelisgë me Borussian e Dortmundit në “Signal Iduna Park”.

Në fakt nuk bëhet fjalë për ndonjë problem fizik të 29-vjecarit, por për një vendim të trajnerit Peter Stoger, për t’i lënë të lirë lojtarët që do të marrin pjesën në finalet e Europianit me Kombëtaret e tyre.

Eco Higjiena

Vetë Mavraj ka kërkuar të qëndrojë pushim pasi i duhet të rikuperojë energjitë për eventin historik për kuqezinjtë, pasi është aktivizuar rregullisht gjatë pjesë së dytë të sezonit.

Mavraj mungoi deri në fund të vitit të kaluar pas operacionit në gju. Qëndrimi për 6 muaj në infermieri ndikoi edhe në formën fizike të lojtarit, që tashmë ndihet disi i lodhur nga aktivizimi në vazhdimësi. Për të qenë në gjendjen më të mirë fizike për Europianin Mavraj do të qëndrojë disa ditë pushim për t’u vënë më pas nën urdhrat e Gianni De Biasit, gjatë grumbullimit të Shqipërisë. Paraqitjet e mbrojtësit gjatë muajt e fundit i kanë bindur drejtuesit e Kolnit për t’i ofruar rinovimin e kontratës, zyrtarizimi i marrëveshjes së ri pritet të ndodhë gjatë ditëve në vazhdim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.