Uji Dea

Maturantët e Medvegjës përfunduan ekskurzionin në Greqi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Maturantët e shkollës së mesme teknike “Nikolla Teslla” nga Medvegja, me gjithsej 5 paralele, në njërën prej të cilave mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, janë kthyer nga vizita disaditore në Greqi.

Ata, të shoqëruar edhe nga profesorët kujdestarë, vizituan disa nga qytetet kryesore të shtetit helen.

E veçanta e kësaj shëtitje, sipas Egzon Sylës, njërit nga maturantët e kësaj shkolle, është se “për herë të parë në kësi lloj shëtitjesh mori pjesë edhe paralelja në gjuhën shqipe. Pa dyshim se ky ishte një udhëtim shumë i mirë dhe jemi shumë të kënaqur”, u shpreh maturanti.

Nxënësit shqiptarë gjatë gjithë kohës u shoqëruan nga kujdestari i tyre, profesori Gani Krasniqi.

Uji Dea

Maturantët shqiptarë, ndonëse të pakët në numër, për medvegja.net shprehën kënaqësinë e tyre për këtë vizitë.

Ata thanë se do t’i drejtohen me një kërkesë drejtorit të shkollës që t’u lejohet që në të ardhmen, në mënyrë të organizuar të udhëtojnë në Shqipëri.

“Nikolla Teslla” është i vetmi institucion i mesëm arsimor që vepron në territorin e komunës së Medvegjës./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.