Mattisi dha mesazh të fuqishëm, Kosova duhet ta ketë ushtrinë

Konsullja e përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ka thënë se sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka përcjellë mesazhet e para të fuqishme, duke thënë se Kosova duhet ta ketë ushtrinë e vet.
Sipas saj, mesazhi i dytë nga ShBA-ja është se e përkrah dialogun me Serbinë, i cili duhet të përfundojë me njohjen e Kosovës.
Sahatqija ka theksuar se çfarëdo ndryshimi i brendshëm që të jetë në ShBA, politika e jashtme karshi Kosovës nuk ka ndryshuar.
Ajo ka thënë se zgjidhja e demarkacionit me Malin e Zi, asociacioni i komunave serbe dhe vazhdimi i dialogut u japin fuqi diplomatëve të Kosovës për kërkim të njohjeve të reja dhe për mundësi të kërkimit të investimeve.