Matthew Palmer: LDK të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës

Prishtinë – Matthew Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me nënkryetarët, z. Agim Veliu, z. Lutfi Haziri dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar, z. Avdullah Hoti janë takuar me z. Matthew Palmer, zëvendës ndihmës Sekretar i shtetit të SHBA-ve dhe znj. Colleen Hyland e ngarkuar me punë në Ambasadën Amerikane.

Kryetari Mustafa bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë, qëndrimet e LDK-së dhe për përkrahjen e shtetit amerikan për Kosovën.

“Kosova do t’ju jetë përherë mirënjohëse për kontributin tuaj të pazëvendësueshëm për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka thënë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

z. Matthew Palmer e falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen duke inkurajuar LDK-në të ketë rol konstruktiv në zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës.

Ai poashtu, theksoi përkrahjen e mëtejshme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).