GRANDEMALL

Matoshi: Zgjedhjet e parakohshme në vjeshtë, beson se protesta e opozitës do të jetë e qetë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analisti dhe publicisti Halil Matoshi beson se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme në vjeshtë. Kjo sipas Matoshit do të ndodh për shkak të krizës së legjimitetit që ka kjo qeveri.

“Qeveria ndonëse legale ka krizë legjitimiteti dhe i vetmi mjet i lejueshëm në demokraci për ta bërë rotacionin e pushtetit, për ta ritestuar pushtetin ose edhe për të dalë nga krizat politike janë zgjedhjet. Dhe ato duhet të mbahen para kohe”, ka thënë Matoshi.

Duke komentuar protestën e thirrur nga opozita për dorëheqjen e qeverisë Mustafa-Thaçi, analisti Matoshi ka thënë se kjo protestë është legjitime edhe se mendon se do të jetë paqësore, meqë sipas tij, dhuna e ka dëmtuar deri më tani imazhin e opozitës.

Uji Dea

“Protesta e opozitës kundër Qeverisë është e ligjshme, së këndejmi ka dhe kërkesën kryesore politike: Dorëheqjen e Qeverisë. Objektivisht pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin dhe pas deklarimit të Departamentit të shtetit për demarkacionin me Malin e Zi, opozitës i ranë të dyja kauzat nga viti i kaluar, ndonëse do t’i përdor ende për efekt tek turmat. Pra protesta mendoj se do të jetë paqësore, sepse dhuna e ka dëmtuar shumë imazhin e opozitës, ndërsa mund të zgjasë në kohë, natyrisht nëse ka masë të duhur kritike për rezistencë”, ka thënë Matoshi në një prononcim për Indeksonline.

Mirëpo analisti Matoshi thekson se kjo qeveri nuk mund të largohet pa i përfunduar obligimet të cilat kanë mbetur pezull.
“Porse duket qartë se kjo Qeveri i ka edhe disa “detyra shtëpie”, si: Vazhdimin e dialogut me Serbinë, përkatësisht zbatimin e marrëveshjeve të arritura, hartimin e statutit dhe dekretimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përmbushjen e kushteve të mbetura për marrjen e liberalizimit të vizave dhe pas marrjes së liberalizimit Kosova hyn në fazën kur pritën aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Prandaj këtë situata duhet ta menaxhojë kjo Qeveri. E në vjeshtë, shtator-nëntor, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme”, ka përfunduar analisti Matoshi./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.