Fundamenti

Matoshi: VV nuk ka potencial kadrovik për vlerësim të vendimeve komunale

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Po të ishin vendimet antiligjore, lëvizja VV nuk do të kishte nevojë të reagoj përmes opinioneve të OJQ-ve, por do të duhej të reagonte si subjekt politik, i pavarur, ngase përfaqësuesi i saj merr pjesë në çdo seancë dhe se këto shkelje do të duhej t`i evidentonte dhe t’i publikonte gjithnjë pas mbajtjes së seancës së Kuvendit thuhet në reagimin e Hevzi Matoshit përgjegjës i zyrës ligjore.

Në një reagim të përgjegjësit të zyrës ligjore Hevzi Matoshit që transmetohet përmes zyrës për informim të Gjilanit rreth deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me ligjshmërinë e vendimeve komunale thuhet se lidhur me apostrofimin nga lëvizja Vetëvendosje se për periudhën korrik – dhjetor 2012 janë nxjerrë afër 80 % e vendimeve komunale në mënyrë të kundërligjshme, zyra Ligjore sqaron për publikun se deklarime të kësaj natyre të VV- së janë paushalle dhe nuk shprehin realitetin dhe nuk precizojnë se për cilat vendime e akte të tjera jo të ligjshme bëhet fjalë.

Opinionin e informojmë se të gjitha aktet e nxjerra nga Kuvendi dhe kryetari i Komunës së Gjilanit i nënshtrohen procedurës së verifikimit të ligjshmërisë së tyre nga ana e MAPL-së konform nenit 82 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale (LVL).

RCCOLA

Në performancën e Kuvendit të Komunës të monitoruar nga MAPL, del se vendimet e nxjerra nga Komuna e Gjilanit janë ndër aktet më të përgatitura profesionalisht dhe në harmoni me ligjet e aplikuara, e gjithë kjo me faktin se Komuna asnjëherë nuk ka pas vërejtje lidhur me aktet e nxjerra, me përjashtim të një vendimi lidhur me kufizimin e ofrimit të shërbimeve në “Higjienë” dhe “Hidromoravë”, tanimë i shfuqizuar nga Kuvendi Komunal. Ndaj publikun e informojmë se deklaratat të cilat publikohen nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje janë plotësisht të pabazuara dhe të pa argumentuara, por bëhen thjeshtë për marketing politik e medial.

Po të ishin vendimet antiligjore, lëvizja VV nuk do të kishte nevojë të reagoj përmes opinioneve të OJQ-ve, por do të duhej të reagonte si subjekt politik, i pavarur, ngase përfaqësuesi i saj merr pjesë në çdo seancë dhe se këto shkelje do të duhej t`i evidentonte dhe t’i publikonte gjithnjë pas mbajtjes së seancës së Kuvendit.

Kjo neve si zyrë ligjore na lë të kuptojmë se lëvizja VV, shihet nga lart e larg se nuk ka potencial kadrovik për vlerësim eventual të ligjshmërisë së vendimeve komunale në aspektin profesional. Ndaj, kështu i kemi edhe deklaratat e tyre thuhet në reagimin e zyrës ligjore të transmetuar përmes zyrës së informimit./rajonipress/