UBT

Matoshi: Vija kontestuese kufitare në Karaqevë do të zgjidhet përfundimisht

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Fatmir Matoshi deklaratën e Selver Lenjanit rreth heshtjes së institucioneve qendrore e quan të ngutshme dhe të papërgjegjshme. Ne besojmë fuqishëm se pjesa e kontestuar është brenda territorit të Republikës së Kosovës, dhe jemi të bindur se kjo çështje do të rregullohet gjatë demarkacionit me Serbinë ka sqaruar Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi është “befasuar” nga deklarata e Selver Lenjanit i cili një ditë më herët deklaroj për rajonipress se është i zhgënjyer me institucionet qendrore dhe heshtjen e tyre rreth problemit të vijës kufitare në Karaqevë, raporton rajonipress.

Matoshi tha se Komuna e Kamenicës e mbështet dhe e përkrah të drejtën e qytetarëve për të protestuar dhe po punon shumë për sensibilizimin e çështjes së kufirit në Karaqevë. “Vetëm disa javë më parë bashkë me kryetarin Sinani jemi takuar me zëvendëskryeministren Edita Tahiri, për ta diskutuar këtë problem. Ne besojmë fuqishëm se pjesa e kontestuar është brenda territorit të Republikës së Kosovës, dhe jemi të bindur se kjo çështje do të rregullohet gjatë demarkacionit me Serbinë” ka sqaruar Matoshi.

Mobi Casa

Matoshi poashtu tha se para pak ditësh kemi pranuar informatën nga kabineti i zëvendëskryeministres Edita Tahiri që çështja e provokimeve që ka bërë xhandarmëria serbe në Karaqevë është ngritur për diskutim në Bruksel. “Kryetari Sinani ka kërkuar që deri në zgjidhjen përfundimtare dhe përcaktimin e vijës kufitare xhandarmëria serbe të përmbahet nga dalja në rrugën kryesore. Komuna e Kamenicës është në bashkëpunim të plotë me KFOR-in, Policinë Kufitare, Qeverinë dhe mekanizmat e tjerë përsa i përket kësaj çështje”.

Megjithatë Matoshi ka një vërejtje miqësore për Selver Lenjanin.” Është e pandershme që pikërisht në kohën kur këtë çështje e kemi ngritur si komunë në ekipin negociator dhe zëvendëskryeministrja e ka diskutuar në Bruksel, në të njëjtën kohë të bëhen deklarata të papërgjegjshme nga kryetari i këshillit lokal sepse ato vetëm sa mund ta dëmtojnë procesin e nisur në rrugë të mbarë” ka thënë Matoshi./rajonipress/