Matoshi: Të emëruarit e AKR-së do të jenë në shërbim të qeverisjes efikase

Gjilan – Fatmir Matoshi nënkryetar i komunës së Kamenicës që vije nga AKR-ja thotë për rajonipress se të emëruarit nga AKR-ja do të jenë bashkëpunëtorë të mirë të Kryetarit Sinani dhe do të jenë në shërbim të plotë të realizimit të programit tonë të përbashkët për qeverisjen katërvjeçare.
Fatmir Matoshi duke folur për seancën e së premtes dhe për drejtoritë që pritet të marrë ky subjekt politikë në kuadër të marrëveshjes se qeverisjes me PDK thotë se emërimet do të bëhen të premten, pasi të bëhen ndryshimet në emërtimin e drejtorive komunale, nga të cilat ri-emërime preken disa drejtori, raporton rajonipress.
Sipas tij bashkohen Inspektorati dhe Shërbimet Publike në një drejtori të vetme, Ekonomia ndahet nga Financat dhe merr emërtim të ri, ndërsa Drejtoria e Financave do të quhet Drejtoria për Buxhet dhe Financa.
Matoshi tha se synimi i AKR do të jetë të sjellë investime të reja në Kamenicë në theks të veçantë investitorë që hapin vende të reja të punës, ta reformojmë administratën komunale, ta funksionalizojmë shëndetësinë me të gjitha punktet shëndetësore në fshatrat rurale dhe ato urbane, ta funksionalizojmë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Roganë e cila do të ofroj shërbime shëndetësore 24 orë në ditë, dhe të ndërmarrim veprime konkrete në rastet emergjente në Kamenicë për tu dalë në ndihmë qytetarëve.
Matoshi tha se të emëruarit nga AKR-ja do të jenë bashkëpunëtorë të mirë të Kryetarit Sinani dhe do të jenë në shërbim të plotë të realizimit të programit tonë të përbashkët për qeverisjen katërvjeçare.
Ndërsa jo zyrtarisht mësohet se ekipi i Begzad Sinanit do të ketë këtë përbërje: Fatmir Matoshi – nënkryetar i Komunës , Valon Maliqi – Drejtor i Administratës së Përgjithshme (Jurist i Diplomuar), Aishe Morina – Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale (Stomatologe), Fatmir Krasniqi – Ekonomi, Zhvillim dhe Diasporë (Jurist), Faik Rexhepaj – Mbrojtje dhe Shpëtim nga AKR.
Kurse PDK-ja pritet të marrë drejtorinë e arsimit, Buxhetit dhe Financat, atë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe zhvillimit rural derisa AAK-së i mbeten Inspektorati dhe Shërbimet Publike, Kulturë, Rini dhe sport, Gjeodezi, Kadastër , Pronësi dhe Urbanizëm./rajonipress/