Hidromorava

Matoshi takohet me veprimtarin Rexhep Abazi nga Medvegja

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, ka pritur në takim Profesorin Rexhep Abazi, veprimtar i çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në këtë takim nënkryetari Matoshi e njoftoi profesorin Abazi lidhur me aktivitetet e ndërmarra nga Komuna e Kamenicës në lidhje me hapjen e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës.

Sipas nënkryetarit Matoshi autoritetet kosovare do të jenë përgjegjëse për infrastrukturën e kësaj pike kufitare dhe tashmë po bëhen përgatitjet për fillimin e vendosjes së objekteve në të cilat do të punojnë zyrtarët policor kufitar të Kosovës e të Serbisë.

Uji Dea

“Sot e prita në zyrën time profesor Rexhep Abazin, njërin nga veprimtarët më të devotshëm të Komunës së Medvegjës. Ishte një takim i përzemërt dhe patjetër se shkëmbyem urimet për pikëkalimin e ri kufitar në Kapi. Abazi është ndër personat e parë që ka kërkuar hapjen e kësaj pike më shumë se një dekadë më parë, dhe poashtu ka qenë mbështetës i kërkesave dhe aktiviteteve tona të zhvilluar në vitin e fundit për këtë çështje.” ka thënë nënkryetari Fatmir Matoshi.

Profesor Rexhep Abazi e ka përgëzuar nënkryetarin e Kamenicës për angazhimin e tij të madh rreth kësaj çështje dhe ka shprehur gëzimin e tij që ky projekt tashmë po bëhet realitet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.