Fundamenti

Matoshi: S`kam lidhje me OJQ “Fortesa” e as me monitoruesit e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fatmir Matoshi tha se personalisht nuk është në asnjë raport zyrtar pune me monitoruesin e “Fortesa” dhe KDI dhe po ashtu në asnjë raport zyrtar pune as me Radion Premiera që nga koha kur jam zgjedhur kryetar i degës së AKR-së.

Kreu i AKR-së në Kamenicë Fatmir Matoshi ka sqaruar për rajonipress akuzat që i bënë Shaip Surdulli rreth pozicionit të tij në OJQ “Fortesa” dhe në Radio Premiera.

Raporti i OJQ “Fortesa” ka konstatuar shkelje dhe parregullsi në punën e legjislativit dhe ekzekutivit derisa vet Shaip Surdulli ka thënë se ky raport është tendencioz sepse monitoruesi i saj Amir Jakupi është gazetar i Radio Premierës pronar i së cilës është kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë,(Fatmir Matoshi), i cili mbledhjet e KK-së i përcjell në cilësinë e gazetarit.

KKVITI

Por ,Fatmir Matoshti thotë se është hera e dytë që brenda një periudhe të shkurtër kryetari aktual i Kamenicës Shaip Surdulli, ndërlidh raportet e OJQ “Fortesa” dhe Institutit Kosovar për Demokraci – KDI pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë me AKR-në dhe me mua si kryetar i degës.

Matoshi thotë se në mungesë të argumenteve me të cilat do ta kundërshtonte raportin dhe të gjeturat në të, kryetari Surdulli tentoi për herë të dytë të zhvendos vëmendjen në gjera të pavërteta, sa për të thënë diçka. “Nuk e kam parë të arsyeshme që t`i reagoj në prononcimin e tij të parë para rreth dy muajsh, duke shpresuar se ai do të reflektoj dhe të merret me evitimin e problemeve që janë në raportet që bëjnë monitoruesit, por ai duke mos qenë i aftë për këtë ka zgjedhur sërish që të bëjë një deklaratë bajate sa për të thënë diçka” thotë Matoshi në reagimin e tij.

Matoshi tha se personalisht nuk është në asnjë raport zyrtar pune me monitoruesin e Fortesa dhe KDI dhe po ashtu në asnjë raport zyrtar pune as me Radion Premiera që nga koha kur jam zgjedhur kryetar i degës së AKR-së./rajonipress/