FIDANISHTJA

Matoshi: Shpend Ahmeti nuk e dinë çka është atdheu

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Është hipokrizi nëse Lëvizja Vetëvendosje po u thotë qytetarëve se po e synon mbrojtjen e Republikës nga zaptuesit dhe zhvatësit ndërkaq që po këtë Republikë nuk e respekton vet”, thotë Matoshi për Gazetën Tribuna.

Kur kryetari i Graçanicës, Valdeta Kostiq ishte pyetur nga gazetarët se a do ta vendoste flamurin e Kosovës në zyrën e tij, përgjigja e tij ishte me një kundërpyetje.

“Unë do të përgjigjem me kundër pyetje: a ia keni bërë të njëjtën pyetje Shpend Ahmetit?”, tha Kostiq, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që në zyrë mban flamurin kombëtar shqiptar, por jo edhe atë të shtetit të Kosovës.

Me të ardhur ne pushtet Ahmeti kishte larguar flamurin e Kosovës nga zyra e tij, dhe po ashtu në hyrje të Prishtinës flamurin gjigant që është i varur në shtizë e kishte zëvendësuar më atë kombëtar.

E tash së fundi kryetari i Komunës së Prishtinës ka marrë vendim që të mos organizojë asnjë aktivitet për përvjetorin e shtatë të pavarësisë së Kosovës.

Qëndrimet dhe arsyetimet VV-së karshi Republikës së Kosovë për analistin politik, Halil Matoshin janë hipokrite dhe banale.

ARKATANA

“Është hipokrizi nëse Lëvizja Vetëvendosje po u thotë qytetarëve se po e synon mbrojtjen e Republikës nga zaptuesit dhe zhvatësit ndërkaq që po këtë Republikë nuk e respekton vet”, thotë Matoshi për Gazetën Tribuna.

Matoshi vlerëson se arsyetimi i Vetëvendosjes dhe i Ahmetit për flamurin e Kosovës është shpjegim banal.
“Në realitet flamujt e shteteve janë pjesë e korpusit të simbolikave kombëtare dhe nuk mund të thuash si Aida Dërguti e VV-së se flamuri shqiptar është ai nën të cilin kanë rënë dëshmorët e Kosovës kurse ai serb është flamur i hegjemonizmit serb! Ky është shpjegimi më banal që mund ta jep një politikan”, ka thënë Matoshi për Gazetën Tribuna.

Sipas Matoshit, Ahmeti është duke e sfiduar Republikën e Kosovës.

“Në këtë kontekst të dy këta zyrtar (Shpend Ahmeti dhe Valdeta Kostiq) të Kosovës po e sfidojnë Republikën, përkatësisht po e shkelin betimin para zgjedhësve të tyre, sepse të dytë janë zgjedhur nga një trupi vetëm zgjedhor që janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe nuk janë zgjedhur as nga trupi zgjedhor i Republikës së Shqipërisë dhe as nga trupi zgjedhor i Republikës së Serbisë”, ka theksuar Matoshi.

Matoshi thotë se Shpendi nuk e dinë çka është atdheu, sepse sipas tij, atdheu është shteti i lirë dhe i mirëqenë.

“Është e qartë se të dytë nisen nga pozicione të njëjta etnonacionaliste dhe nuk e dinë se ç‘është atdheu, pra nuk e shohin faktin e përbotëshëm se atdheu është shteti, mundësisht i lirë dhe i mirëqenë… Asnjëri dhe as tjetri, as Shpendi dhe as Vladeta nuk e kanë të qartë idenë e atdheut, sepse për ta atdheu është gjeografia etnike (Shqipëria përkatësisht Serbia) por jo Republika e Kosovës, shtet Sovran i njohur nga 110 kombe të botës”./Gazeta Tribuna/