United Hospital

Matoshi pritet nga Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, vizitoi sot Bujanocin, ku u prit nga Kryetari i Komunës, Shaip Kamberi. Në takim morën pjesë edhe Drejtori i Administratës së Përgjithshme Valon Maliqi si dhe Kryetari i PVD-së Riza Halimi.

Nënkryetari Matoshie uroi Kryetarin e ri të Bujanocit për fitoren në zgjedhje dhe marrjen e detyrës së re. “Ju përgëzoj për besimin që keni marrë nga banorët e Bujanocit dhe ju dëshirojë shëndet e suksese të shumta në sfidat që ju presin” ka thënë Nënkryetari Matoshi.

Kryetari i Bujanocit Shaip Kamberi e ka falënderuar Nënkryetarin Matoshi për vizitën dhe për vendosjen e urave të reja të bashkëpunimit në mes të komunave fqinje. “Ne mund të fillojmë me aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës, por duhet të synojmë edhe projekte të përbashkëta në infrastrukturën e komunave tona” tha Kryetari Kamberi.

Në takim u bisedua edhe për hapjen e Pikës Kufitare në Kapi të Sficës e cila e shkurton për së paku 100 kilometra rrugën nga Bujanoci në Medvegjë. “Kjo është një e arritur e madhe dhe do të përmirësoj dukshëm lëvizjen e banorëve të Bujanocit, Kamenicës e Medvegjës si dhe do të krijoj kushte për zhvillim më të madh të kësaj treve” tha kryetari Kamberi.

United Hospital

Në takim u fol edhe për sfidat që ka kjo trevë si pasojë e mosnënshkrimit të bashkëpunimit ndërkufitar në mes të Kosovës e Serbisë, ku komunat po humbin shumë projekte nga fondet IPA.

“Ne duhet ta ngrisim këtë problem dhe të bëhet pjesë e diskutimeve të gjëra, sepse duhet të arrijmë një zgjidhje për këtë problem, si pasojë e mosnënshkrimit të këtij bashkëpunimi komunat tona po stagnojnë edhe në zhvillim dhe në përmirësimin e infrastrukturës. Këtë çështje duhet ta diskutojmë fillimisht me ministren për Dialog Edita Tahiri” ka thënë nënkryetari Matoshi.

Në takim u fol edhe për gjendjen e banorëve përreth brezit kufitar e në theks të veçantë për vijën kufitare në Karaqevë, si dhe për kërkesat e vazhdueshme të banorëve të Malësisë së Bujanocit për pajisje me dokumente të Republikës së Kosovës. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.