ARKATANA

Matoshi: Po shpërblejmë aktivizimin e banorëve të Dobërqanit në mbrojtjen e mjedisit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot në Gjilan mori pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve për realizimin e projektit “Rregullimi i kanalizimit dhe shtratit të lumit në Dobërqan”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe kap vlerën totale prej 550 mijë euro.

Me këtë rast Ministri Matoshi u shpreh i lumtur që po investohet në këtë fshat që sipas tij është shembull i aktivizimit qytetar për mbrojtjen e mjedisit.
Ai tutje tha se ky projekt zgjidh problemin e ujërave të zeza për banorët e kësaj ane.
“Besoj dhe shpresoj që projekti do të realizohet ashtu siç është e paraparë dhe projektuar me një mbikëqyrje në radhë të parë të vetë banorëve, të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava”, nga komuna e Gjilanit si dhe nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, shpreh Ministri Matoshi.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli e ka falënderuar Matoshin që gjatë mandatit të tij si ministër ka pasur fokus edhe këtë komunë përmes projekteve mjedisore.

Eco Higjiena

Matoshin për këtë investim e kanë falënderuar edhe asamblisti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Ibish Ibishi si dhe drejtori i “Hidromoravës, Muhamet Suliqi.

Kujtojmë që këtë vit në Gjilan, MMPH po investon edhe projekte tjera mjedisore, që kapin vlerën buxhetore mbi 2 milion euro./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.