Matoshi për “çadrat” e opozitës: Çka ju ofroni ju kosovarëve?
Analisti, Halil Matoshi, ju është drejtuar tri partive opozitare që janë vendosur në sheshin e Prishtinës për të protestuar për largimin e Qeverisë se sipas tij me “çadra” po ndjellin një revolucion me qëndrime nacionaliste, transmeton Indeksonline.
Matoshi përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook i është drejtuar, Kurtit, Haradinajt dhe Limajt se ku janë nisur me këto kërkesa politike dhe se çfarë do t’i ofrojnë kosovarëve nëse nuk i kanë marrëdhëniet e mira me SHBA-në dhe Perendimin.
Ja postimi i plotë i Matoshit në Facebook:
“Opozita i ngrehi cadrat – ne ndjellje te nji revolucion demokratik – fatkeqesisht ende pa kerkesa politike dhe pa alterrnativa per vendin, por hala me qendrime nacionaliste kundrejt fqinjve dhe permbysese kundrejt rendit politik dhe kushtetues te Republikes se Kosoves. Asht koha me ndrru mendje e me e marr kete pune ma seriozisht zotni Kurti, Hardainaj e Limaj…
Cka u ofroni Ju kosovareve, nese jo miqesi me SHBA-te dhe Perendimin, nese jo paqe me fqinjte, nese jo legalitet numrash ne Kuvend?
Thjesht ne kete faze Asociacioni dhe demarkacioni jan e farse…
Qytetaret duen alternativa te qarta qeverisese!”, shkruan Matoshi. /Indeksonline/


