FITORJA

Matoshi: OSBE partner i rëndësishëm për komunën

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi ka dhënë vlerësimet për angazhimet e institucioneve lokale në muajt e parë të qeverisjes në disa fusha me rëndësi. Duke folur në një takim të organizuar nga OSBE me përfaqësuesit e nivelit të lartë (kryetarë dhe nënkryetar) të Komunave të Anamoravës, nënkryetari Matoshi ka thënë se janë bërë hapa për tu vlerësuar në aspektin e qeverisjes së mirë ndërsa OSBE mbetet një ndër partnerët e rëndësishëm të Komunës së Kamenicës.

Në këtë takim i pranishëm ishte edhe Ambasadori i këtij misioni Jean – Claude Schlumberger, i cili është njoftuar me liderët e Komunave të Anamoravës.

Me këtë rast, Ambasadori i OSBE-së, Jean – Claude Schlumberger, ka thënë se OSBE është partner afatgjatë në Kosovë dhe është përherë në shërbim të institucioneve, këshillimit, monitorimit, transparencës inkurajimit etj.

“Qëllim i takimit të sotëm është njoftimi me juve të cilët keni marrë detyra të reja pas zgjedhjeve të fundit lokale. Ne jemi partner tuaj afatgjatë. Jemi përherë pranë jush për t’u ndihmuar dhe për të bashkëpunuar për të mirën e të gjithë qytetarëve. Transparenca juaj është e rëndësishme në qeverisje. Komunikimi i rregullt me publikun është një hap që duhet të punohet edhe më shumë nga ju. Ne ju inkurajojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve etj. Shumë e rëndësishme është të reagohet dhe dënohen incidentet ndëretnike. Një fat shumë i mirë për ju është që në Komunat tuaja nuk kemi incidente ndër-etnike. Një mjedis i sigurt është parakusht i zhvillimit të qëndrueshëm në Komunat tuaja dhe veçanërisht ndikon pozitivisht në kthimin e personave nga jashtë”, ka thënë ai ndër të tjerash.

UBT

Në këtë takim të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Komunës së Gjilanit, Kamenicës, Novobërdës, Parteshit, Ranillugut, Kllokotit.

Matoshi gjatë paraqitjes së tij ka thënë se janë ndërmarrë hapa konkret në çështjet e ngritura. “Kuvendi me propozim të Kryetarit Sinani ka aprovuar vendimin për themelimin e Komitetit Komunal për Siguri në Bashkësi, faktin se në komunë jetojnë komunitete të ndryshme etnike e konsiderojmë si një pasuri tonën, ndërsa siguria është në nivel për të gjithë. Komuna e ka mbështetur kthimin e qëndrueshëm të personave të zhvendosur dhe ka ndarë troje për familjet e pastrehë që duan të kthehen në vendin e tyre.” tha Matoshi.

Duke folur për transparencën dhe barazinë gjinore ai vlerësoi se janë ndërmarrë hapa konkret në këto fusha. “ Kemi një avancim të barazisë gjinore ku të emëruara janë tri drejtoresha femra, është zgjedhur bordi i ri i grupit joformal të grave dhe këto aktivitete kanë edhe mbështetje të mirë buxhetore nga komuna. Me iniciativën e kryetarit Sinani është instaluar praktika që në kërkesat për qasje në dokumente zyrtare përgjigjet të jepen brenda ditës, ndërsa jemi në mbështetje të plotë të funksionalizimit të Këshillit të Veprimit Rinor Lokal që do të ndodh në të ardhmen e afërt” tha nënkryetari Matoshi i cili ka falënderuar drejtorin regjional të OSBE Ulrich Bifar dhe ekipin komunal të OSBE-së për mbështetjen në tërë këto angazhime./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.