Fundamenti

Matoshi: Nuk është mirë me “krisë grushtat” në Kuvend!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Në skemën sipas së cilës është bërë ndarja e ulëseve për deputetët në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 8 qershorit, të 37 deputetët e PDK-së i vendos në karriget e mesit, e jo deputetët e bllokut opozitar, ashtu siç po pretendojnë tri partitë e koalicionit.

Gjithnjë sipas kësaj skeme, edhe pse deputetët e tri partive LDK-AAK dhe Nisma janë regjistruar në një grup të përbashkët parlamentar, ato në Kuvend, në seancën e parë të 17 korrikut, do të ulën si parti të veçanta.

Pakënaqësitë e tri partive të koalicionit paszgjedhor për renditjen e ulëseve janë shfaqur qysh në mbledhjen e parë të Kryesisë.

Liderët politikë nuk janë pajtuar me faktin se deputetët e PDK-së do të ulen sërish në karriget e mesit, gjë që kanë bërë që lideri i PDK-së Hashim Thaçi i revoltuar ta lëshoj mbledhjen.

Ky i fundit ka thënë se partia e tij nuk do të lejoj që një “grumbull muskujsh” ta prish rregullin.

UBT

Ai ka kërkuar nga liderët politik që të respektojnë vullnetin e jo të bien në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit, në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

E duke i parë pakënaqësitë e subjekteve politike për t’u ulur në mes të ulëseve të Kuvendit, në seancën e parë konstituive të 17 korrikut s’do mend se mund të shpërndahen edhe “grushte” e “shqelma”.

Por publicisti Halil Matoshi nuk ka dashur të paragjykoj se si do të rrjedhë seanca konstituive e 17 korrikut.

Por nisur nga fjalët e zyrtarëve të PDK-së, se “nuk lejojnë askënd të shkel mbi institucionet” ai nuk përjashton as mundësinë e “grushteve” brenda Kuvendit të Kosovës.

“Nuk duhet paragjykuar se do të ketë grushtime. Unë dua që të ketë ceremoni festive inauguruese, mirëpo kjo varet kryesisht nga fakti se sa e duan vërtet Kosovën përfaqësuesit e ish- LPK-së, përkatësisht PDK-ja, që dikur brohorisnin: ‘O do bëhet Kosova e jona-o do bëhet shkrum e hi!’ E tash, se çfarë do të ndodh varet se çfarë ka menduar Adem Grabovci kur tha: ‘Nuk do ta lejojmë askënd që të shkel mbi institucionet që i kemi fituar me gjak…”, ka deklaruar Matoshi për gazetën “Botaress”. /Bota press/