UBT

Matoshi në Medvegjë: Mos i braktisni trojet tona

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Nënkryetari i Komunës së Kamenicës Fatmir Matoshi, së bashku me drejtorin e DKA-së Agim Shkodra, qëndruan në Medvegjë ku morën pjesë në Manifestimin Tradicional “Tupalla 2015”. Zyrtarët komunal të Kamenicës u pritën vëllazërisht nga zëvendëskryetari Florim Sahiti dhe zyrtarë të tjerë komunal të Medvegjës.

Gjatë kësaj vizite Nënkryetari Matoshi dhe drejtori Shkodra u takuan edhe me deputetët e Kuvendit Popullor të Serbisë Riza Halimi e Shaip Kamberi. Në të gjitha takimet vend kryesor gjatë bisedave ka zënë çështja e hapjes së pikëkalimit të ri kufitar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Kapi të Sfircës. Të dyja palët i dhanë mbështetje marrëveshjes së kryeministrave Mustafa e Vucic për hapjen e këtij vendkalimi kufitar.

Poashtu u fol edhe për gjendjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e në theks të veçantë gjendjen në arsim dhe përpjekjet që po bëjnë zyrtarët komunal nga komuniteti shqiptar në Medvegjë që asnjë shkollë shqipe të mos mbyllet përkundër se ka pasur shpërngulje të shumta.

United Hospital

Në manifestimin tradicional të takimeve të vendlindjes në Tupallë, duke folur para qytetarëve Medvegjas, nënkryetari Matoshi ka thënë se sjell përshëndetjet dhe urimet e Kryetarit Begzad Sinani dhe se ky manifestim është treguesi më i mirë se këto toka janë të shqiptarëve dhe se kërkohet një angazhim më i madhi i të gjithëve që ato të mos braktisen. “Shpresojmë shumë dhe po punojmë pa ndërprerë që vitin e ardhshëm rrugën deri këtu ta bëjmë përmes pikës së re kufitare në Kapi dhe kjo do ti krijoj mundësi më të mirë edhe shumë kamenicasve që të jenë pjesë e këtij organizmi kaq madhështor. Ne i gëzohemi çdo të arriture në këtë vend, punës që po bën Kryetari Florim Sahiti me kolegët e vet, punës së deputetëve popullor dhe angazhimit të secilit prej jush, me prezencën tuaj këtu sot ju po dëshmoni që këto janë troje shqiptare dhe të tilla do të mbesin” tha midis tjerash nënkryetari Fatmir Matoshi.

Në këtë manifestim fjalë rasti paraqitën edhe Deputetët Riza Halimi e Shaip Kamberi, përfaqësuesit e shoqatës Medvegja, zyrtarët komunal si dhe u shfaq një program i pasur kulturor – artistik dhe u organizuan gara të ndryshme sportive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.