GRANDEMALL

Matoshi në Bruksel për të shkëmbyer përvojat në mbështetje të personave me nevojë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi do të udhëtoj të martën për në Bruksel, ku do të marrë pjesë në seminarin ” Mbështetja e personave me nevoja të veçanta në nivelin lokal”. Ky seminar tre ditorë do të organizohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Mbështetje Teknike dhe shkëmbim përvojash –TAIEX.

“Kjo është një mundësi e mirë për të mësuar më shumë dhe për të shkëmbyer përvoja me zyrtarë të shteteve të ndryshme, përfituese nga programi TAIEX i BE. Kjo vizitë studimore dhe punëtori i dedikohet rolit të komunave në mbështetjen e personave me nevoja të veçanta. Pjesëmarrës do të jenë zyrtarë të shteteve të dala nga ish Jugosllavia, Turqisë, Shqipërisë dhe vendeve të tjera në proces të demokratizimit. Komuna e Kamenicës i kushton vëmendje të veçantë çështjes së aftësisë së kufizuar. Ne si komunë kemi ndarë një buxhet për të mbështetur personat me nevoja të veçanta dhe organizatën HANDIKOS e cila merret më shumë me këtë kategori, në disa prej objekteve është krijuar edhe qasje për personat me karroca, por jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë për t`u bërë” tha Matoshi.

FITORJA

Vizita studimore dhe seminari do të mbahen në objektet e BE-së në Bruksel nga data 29 deri më 31 tetor 2014, ndërsa nga Republika e Kosovës pjesëmarrës do të jenë gjashtë zyrtarë të komunave të ndryshme të përzgjedhur nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Qëllimi i këtij seminari është të paraqesë legjislacionin e BE-së për Politikën e aftësisë së kufizuar para autoriteteve lokale dhe rajonale që vijnë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë dhe për tu dhënë pjesëmarrësve mundësinë për të diskutuar zhvillimet e fundit në fushën e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në BE./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.