FIDANISHTJA

Matoshi, merr pjesë në Akademinë e Hagës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, po merr pjesë në Akademinë e Hagës për Qeverisje Lokale, në një program të posaçëm për decentralizmin e pushtetit. Matoshi është përzgjedhur në mesin e 22 vijuesve të kësaj akademie nga shtetet kandidate ose pretendente për kandidat për në BE. Gjatë dy javëve ai përveç ligjëratave intensive po viziton edhe institucione me rëndësi në Mbretërinë e Holandës.

“Kemi vizituar parlamentin e Holandës, Qeverinë, zyrat dhe sallat ku mbreti zhvillon aktivitete të ndryshme, Provincat dhe komunat e Holandës, për të parë së afërmi funksionimin e këtyre institucioneve dhe për të parë praktikisht atë që na shpjegohet në ligjëratat që i mbajmë në selinë e Akademisë së Hagës e cila është pjesë e Asociacionit të Komunave të Holandës” ka thënë Matoshi.

Ai ka shtuar se Kushtetuta e Holandës ka paraparë tri nivele të pushtetit, atë qendror, provincial dhe komunal, ku secili nga këto nivele ka kompetencat e veta autonome.
Ndër çështjet që këtë kohë i preokupojnë 393 komunat e Holandës është padyshim ajo e refugjatëve. Për këtë temë kërkohet që komunat të pajtohen dhe vetëm pas kësaj qeveria mund të pranoj refugjatë të rinjë të cilët pastaj shpërndahen në komuna dhe këto të fundit marrin përsipër gjithçka që ka të bëjë me mbështetjen sociale, trajtimin mjekësor, banimin dhe çdo gjë tjetër.

United Hospital

Kosova mund të përfitojë shumë nga praktikat e komunave të Holandës, ku transparenca dhe demokracia zënë vend të rëndësishëm. Funksionalizimi i qendrave për shërbime ndaj qytetarëve mund të merret si një shembull i mirë, linjat telefonike në shërbim të qytetarëve dhe gjithashtu edhe plani i mobilitetit që kanë zbatuar komunat Holandeze.

Instituti Asser dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës e cila e financon këtë program, kanë organizuar pritje për vijuesit dhe stafin diplomatik të vendeve pjesëmarrëse, në këtë pritje nënkryetari Matoshi ka marrë pjesë së bashku me Ambasadoren Vjosa Dobruna, dhe disa zyrtar të gjyqësorit në Kosovë që po kryejnë trajnime në Hagë.

Ky program trajnimi dhe vizitash zgjatë deri më 15 tetor 2015. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.